English

Rriten me 33% çmimet e produkteve të shportës bazë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rritja e çmimeve të shportës ka qenë në vëmendjen e opinionit publik prej muajsh tashmë. Prej janarit çmimet e produkteve bazë kanë shënuar rritje mesatarisht me 33%.

- Advertisement -

Një familje shqiptare në mars i paguan produktet bazë të shportës mesatarisht 33% më shtrenjtë se dy muaj më parë.

Mielli është rritur me 36% ndërsa buka me 17%. E nëse dëshiron që tavolinës të mos i mungojnë bulmetrat, i njëjti gjalpë sot paguhet thuajse me dyfishin e çmimit që kushtonte në janar.

Edhe qumështi, kosi dhe djathi janë shtrenjtuar deri në 33%. Veza në janar kushtonte 17 lekë. Në mars, çmimi i vezës arriti 30 lekë për kokërr duke u rritur me 76% në dy muaj.

Rritjes së çmimeve nuk i ka shpëtuar edhe uji i pijshëm, Vaji i lulediellit dhe sheqeri. Në përgjigje të situatës qeveria ka krijuar një bord për kontrollin e çmimeve të produkteve ushqimore bazë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?