Reshjet e orëve të fundit kanë sjellë rritjen e prurjeve në lumin Devoll, që furnizon edhe hidrocentralin e Banjës. Deri më tani, nuk raportohen problematika.
Problematike mbetet aksi Gramsh-Lenie, ku per shkak të daljes së përroit nga shtrati është paralizuar kalimi i automjeteve.
Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile.
Në njësinë administrative Ana Malit ka permbytje ne nje sipërfaqe prej 400 ha, ndërsa në njësinë administrative Zejmen në Lezhë ka sipërfaqe toke të përmbytur, 50 ha në fushën e Treshit dhe 15 ha në Spiten, ndërsa në njësinë administrative Balldren, ish – këneta e Torovicës ka 200 ha tokë nën ujë.
Në Krujë lumi Ishëm në pjesën e fshatit Marqinë, njësia administrative Bubq, ka dalë nga shtrati. Në Fier ka ndërprerje të energjisë në disa fshatra, ndërkohë që ka tendencë rritjeje të nivelit të lumenjeve Vjosë, Seman dhe Shkumbin.
LEXONI GJITHASHTU
- Moti i keq | Qarqet më problematike në vend
- Lumi Ishëm del nga shtrati, banori në fshatin Mallkuç: Përmbytje disa herë në vit
- Reshje intensive gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan, nuk shfaqen problematika