English

Rriten rastet me sëmundje pulmonare, mosha më e prekur mbi 60 vjeç

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Grupmosha mbi 60 vjeç janë pacientët më të prekur nga problemet me mushkëritë të cilët i drejtohen Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” për trajtim më të specializuar.

- Advertisement -

‘Është vënë re një rritje e urgjencave që vijnë në spitalin tonë, fluksi i dimrit është më i madh po ta krahasojmë me periudhat e verës. Tani ka një rritje me rreth 30-40% të pacientëve që vijnë në urgjencën tonë. Gjithashtu ka rritje edhe të konsultave që ne bëjmë ambulatore në spital, pra ata që vijnë të rekomanduara nga mjekët e dispancerive qoftë të Tiranës edhe të rretheve përsa i përket komplikacioneve të ndryshme të sëmundjeve të pacientëve”, u shpreh mjeku Arben Tanka.

Mjeku pneumolog, Arben Tanka tregon se astma dhe spogu mbeten shqetësimet më të shpeshta sa i takon sëmundjeve pulmonare.

‘Sëmundjet pulmonare qoftë ato kronike siç janë spoku dhe asma bronkiale, por edhe bronkoektazit kryesisht nga virozat që kemi në këtë lloj stine, pra në vjeshtë dhe në dimër, grip ose viroza të tjera që nuk janë grip zakonisht ato rëndohen dhe mund të komplikohen. Ne aktualisht kemi raste me spok të riakutizuar pra me një infeksion dytësor përveç spokut që vuajnë pacientët dhe asma me infeksion dytësor”, u shpreh mjeku.

Aktualisht 6 pacientë trajtohen për post-COVID në spital.

‘Te ne problematika më madhore është e pacienteve me fibroza post-COVID, pra pacientët që kanë kaluar në forma të rënda të COVID-it që ata vijnë shpesh për konsulta ambulatore. Gjithashtu ka pasur edhe të shtruar, pacientë që kanë qenë me fibroza pulmonare që kanë një mbivendosje infeksioni në terren të fibrozës. Pjesa më e madhe e tyre është stabël dhe janë me nevojë për osigjenoterapi dhe me trajtimin specifik”, u shpreh ai.

Mjeku Tanka rekomandon qytetarëve që të marrin dozën e vaksinës kundër gripit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×