Çmimet e apartamenteve kanë shënuar një tjetër rritje gjatë muajve të fundit, pas një periudhe stanjacioni.
Sipas operatorëve të tregut, shtrenjtimi ka ndodhur në të gjitha zonat dhe është i dukshëm në pallatet e reja që sapo kanë nisur të ndërtohen.
Mesatarisht, një hyrje e re në Tiranë kushton 100-150 euro më shumë për metër katror, madje në disa zona rritja është dhe më e fortë në 300-600 euro më shumë.
Sipas ndërtuesve, ndryshimi i taksave dhe përmirësimi i cilësisë së punimeve, të kërkuara si standard, është një faktor që ka ndikuar në shtrenjtimin e çmimeve.