English

Rriten shpenzimet buxhetore, ulen të ardhurat dhe rritja ekonomike për 2020

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shpenzimet buxhetore do të rriten me gati 20 miliardë lekë, ndërkohë që të ardhurat do të ulen me po atë vlerë. Një akt normativ i datës 21 mars ndyrshon përbërjen e buxhetit për 2020-ën, me qëllim përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19.

- Advertisement -

Në 19 mars kryeministri deklaroi planin e tij ekonomik prej 23 miliardë lekësh të cilat do shpërndahen në funksion të secilës prej 7 pikave të planit, për përballimin e vështirësive që biznesi dhe qytetarët po kalojnë për shkak të mbylljes së aktiviteteve.

Fondi rezervë bëhet 9.2 miliardë lekë. Ky fond do përdoret nga këshilli i ministrave si kontigjencë dhe për raste emergjencash që mund të krijohen nga koronavirusi i ri.

Defiçiti do rritet me 30 miliardë lekë, ose 3.9% e prodhimit kombëtar. Ndërsa borxhi publik do rritet me mbi 37 miliardë lekë. Në aktin normativ vlera limit për marrjen e një eurobondi rritet për herë të tretë duke marrë një vlerë mbi 80 miliardë lekësh. 

Sipas Ministrisë së Financave, parashikimi për rritjen ekonomike përgjysmohet, duke shkuar në 2%.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?