English

Rriten shtrimet spitalore në 2023, 10% më shumë në psikiatri, 17% në kardiologji

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shtrimet në spitalet publike përgjatë vitit 2023 janë rritur me 11% në krahasim me vitin 2022.

- Advertisement -

Sipas të dhënave të raportit të Monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, mbi 307 mijë pacientë u trajtuan në shërbimet me shtretër në vitin që lamë pas.

Shtrimet më të larta vijojnë të mbeten te pacientët me probleme kardiologjike dhe neurologjike.

Numri i pacientëve të trajtuar nga paketat e kardiologjisë për vitin 2023 arriti në 10,908. Krahasuar me vitin 2022 numri i tyre u shtua 17%.

Nga ana tjetër tendenca rritëse e shtrimeve të pacientëve në spitalet psikiatrike ka vijuar edhe përgjatë vitit 2023. Mbështetur në të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë 1,647 pacientë u trajtuan në spitalet psikiatrike, shifër kjo 10% më e lartë se në vitin 2022.

Prej kohësh mjekët psikiatër në qendrat e shëndeti mendorë se pandemia ka ndikuar në rritjen e numrit të pacientëve që vuajnë nga ankthi dhe depresioni.

Për mjekët psikiatër të shërbimit mjekësor, edhe ngjarja e tërmetit në vitin 2019 vijon të ketë efekt në shtimin e simptomave të ankthit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?