English

Rriten viktimat nga aksidenti, policia rrugore paralajmëron kontrolle të shtuara

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një tjetër aksident i rëndë rrugor u regjistrua mesditën e së hënës në aksin Laç-Mamurras.

- Advertisement -

Një 50-vjeçar që lëvizte me një motoçikletë u përplas nga një automjet duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Të dielën po në Rubik dhe Mamurras dy persona të tjerë humbën jetën në 2 aksidente të ndryshme duke rënduar bilancin e viktimave për vitin 2019.

Sipas të dhënave të siguruara nga Euronews Albania, në krahasim me një vit më parë në rrugët e vendit kanë humbur jetën 12 persona më shumë.

Ndërkohë policia rrugore paralajmëroi se këto ditë festash do të ketë kontrolle të shtuara.

Sipas drejtorit të policisë rrugore, Edmond Tarkaj, kontrollet për alkool do të vijojnë edhe pas mbrëmjes së ndërrimit të viteve dhe ditët e para të janarit.

“Në të gjithë territorin e vendit bazuar në planin e masave të Drejtorisë së Përgjithshme, edhe Drejtoria e Policisë Rrugore ka bërë masa shtesë, nderkohë të gjithë kapacitetet e policisë do të jenë 24 orë në detyrë”, deklaroi Tarkaj.

Gjithashtu drejtuesve të mjeteve u apelohet që të qarkullojnë në mënyrë të disiplinuar pasi numri i makinave që qarkullojnë është shtuar për shkak të kthimit të emigrantëve duke rënduar trafikun.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×