English

Rritet besimi në ekonomi, BSH: Bizneset dhe konsumatorët optimistë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndjesitë për një situatë ekonomike më të mirë, janë pozitive këtë periudhë. Me përgjigjet që japin konsumatorët dhe bizneset, besimi është rritur në muajin korrik, sikundër edhe pritjet për të ardhmen.

- Advertisement -

Besimi në ekonomi është rritur në muajin korrik. Në sondazhin e fundit të Bankës Qendrore, thuhet se ka një shtesë të porosive si në ndërtim, ashtu dhe në shërbime, e shtyrë kjo nga turizmi. Ndërkohë, me perceptim pozitiv është këtë periudhë janë edhe qytetarët.

Më konkretisht, porositë e reja për apartamente kanë njohur rritje në tremujorin e dytë të këtij viti, e po ashtu edhe lejet e dhëna për objekte bëjnë që kompanitë të jenë optimiste. Mesazhe të tilla diktojnë se ofertë-kërkesa për blerje pronash mbetet e lartë, me çmimet që mund të rriten në peridhën në vazhdim.

Sa i përket shërbimeve, sërish shtesa konsiderohet mbi mesataren historike të vendit me të paktën 20 pikë.

Industria, po ashtu, ka deklaruar kontrata të reja ç’ka bën që besimi të rritet me 0.3 përqind.

Vetëm sektori i tregtisë është shfaqur më pak pesimist këtë verë, edhe pse sërish qëndron me 5 pikë mbi mesataren historike.

Në këto kushte konsumatorët, janë më të qetë ndërsa deklarohet rënie e papunësisë dhe tendencë për rritje të shpenzimeve për blerje të mëdha.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?