English

Rritet bilanci i viktimave në Kashmir, 26 turistë të vrarë nga sulmi me armë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të paktën 26 turistë janë vrarë dhe disa dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një sulmi të armatosur në Kashmirin e kontrolluar nga India, ka raportuar policia.

- Advertisement -

Incidenti ndodhi të martën pranë qytetit turistik të Pahalgamit, ku disa persona të armatosur hapën zjarr mbi turistët që po vizitonin livadhin Baisaran, një destinacion popullor turistik rreth 5 km larg Pahalgamit.

Sulmi është cilësuar si “terrorist” nga autoritetet, të cilat kanë fajësuar militantët që luftojnë kundër sundimit indian.

Sipas dëshmive të oficerëve të policisë, të paktën katër sulmues qëlluan mbi turistët nga një distancë e afërt.

Pjesa më e madhe e viktimave ishin indianë, ndërsa shumë prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë. Të dhënat për numrin e të vdekurve ende janë duke u verifikuar.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka dënuar me forcë sulmin dhe ka premtuar që autorët do të “dërgohen para drejtësisë”.

Në një postim në X, ai shprehu ngushëllimet për viktimat dhe premtoi mbështetje për të plagosurit. “Vendosmëria jonë për të luftuar terrorizmin është e palëkundur dhe do të bëhet edhe më e fortë,” shkruajti Modi.

Përveç reagimeve të liderëve indiane, edhe zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka shprehur mbështetje për Indinë, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Indisë në luftën kundër terrorizmit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjithashtu e dënoi sulmin dhe premtoi mbështetje të plotë për Indinë.

Sulmi ndodhi në një periudhë kur Kashmir ka tërhequr një numër të madh turistësh, falë përmirësimit të sigurisë në rajon pas viteve të dhunës militante.

Livadhi Baisaran, i njohur për pamjet e tij mahnitëse me male të mbuluara me borë, është një destinacion kryesor për vizitorët që kërkojnë të shijojnë bukuritë natyrore të rajonit.

Autoritetet kanë nisur një gjueti për sulmuesit dhe kanë marrë pamje nga kamerat e sigurisë për të identifikuar çdo person të dyshimtë që mund të ketë qenë në zonë gjatë kohës së sulmit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?