Fenomeni i dhunës ndaj fëmijëve vazhdon të jetë shqetësues në shoqërinë shqiptare.
Vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2024, rreth 1600 fëmijë janë trajtuar nga njësitë e përkujdesjes së fëmijëve për forma të ndryshmë të dhunës, nisur nga ajo fizike, seksuale psikologjike e çdo lloj tjetër dhunë që është ushtruar ndaj tyre.
Dhuna psikologjike është edhe më e shprehur në familjet shqiptare, ku 216 fëmijë janë trajtuar vetëm në 6 muaj.
Fëmijët e rritur nën dhunë qoftë kjo psikologjike apo fizike, reflektojnë një sër problematikash që prekin shëndetin tyre mendor.
Denoncimi i dhunës, ndaj fëmijëve vjen nga të gjitha burimet, si nga shoqëria, shkolla apo dhe vetë fëmijët.
Vitet e fundit vihet re që shoqëria shqiptare nuk është më passive ndaj rasteve të dhunës ndaj fëmijëve dhe ka nisur ta denoncojë atë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Serbi| Mbishkrimet “vritini shqiptarët”, Kamberi letër ambasadorëve: Po nxitet dhuna
- Nga përndjekja te mashtrimi e dhuna, arrestohen 5 persona në Tiranë