Bregdeti shqiptar po lakmohet jo vetëm për plazhin gjatë ditëve të pushimit, por edhe për apartamentet. Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë, thotë se kërkesa për prona në bregdet është rritur me 20 deri në 30%, krahasuar me vitin e kaluar dhe zonat më të preferuara janë Vlora, Palasa e Saranda.
Sipas orgjinës, 40% e njerëzve që duan të kenë në pronësi një apartment, janë të huaj.
Këta blerës po tregojnë më shumë interes për blerje prone me qëllim investimi për shkak të leverdishmërisë së çmimit, krahasuar me fqinjët.
Në fillim të sezonit të pranverës, çmimet e pronave në bregdet, rezultuan mesatarisht 25% më të shtrenjta në raport me vitin e kaluar.
Në në zona pranë resorteve, në Palasë, Orikum dhe Sarandë çmimi maksimal i shitjes së apartamenteve ka arritur në 4000 euro për metër katror, ndërsa në Lungomaren e Vlorës, po shiten deri në 3500 euro metri katror.
Ndërkohë, në Golem çmimi maksimal i shitjes arriti 1,500 euro për metër katror dhe në Gjirin e Lalëzit vlerat variojnë nga 2,400 deri 3,300 euro.
LEXONI GJITHASHTU:
- Çmimet e apartamenteve në rritje, emigrantët dhe familjet e reja, blerësit kryesorë
- “Turistët” po blejnë prona, rritet interesi për apartamente