English

Rritet konsumi i karburantit, të ardhurat nga taksa e qarkullimit 190 mln euro

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të ardhurat nga taksa e qarkullimit, e cila vilet në pompën e karburanteve arrtiën në 190 mln euro në vitin 2023. Shuma është 7% më e lartë se në vitin 2022 dhe diktohet nga rritja e konsumit të naftës.

- Advertisement -

Buxheti i shtetit ka arkëtuar nga taksa e qarkullimi, 190 milionë euro vitin e kaluar me një rritje vjetore 7%.

Rritja e të ardhurave është diktuar nga shtimi i konsumit të karburantit, i cili gjatë zhdoganimit arriti në 615 mijë tonë. Taksa e qarkullimit mbi naftën edhe benzinën vilet në masën 27 lekë për litër.

Në vitin 2023,Ministria e Financave kishte programuar të vilte 205 mln euro nga taksa e qarkullimit, por janë arkëtuar 190 mln, me një mosrealizim në vlerë 15 mln euro.

Taksa e qarkullimit grumbullon të ardhura nga përdoruesit e transportit dhe taksa vilet gjatë blerjes së karburantit, për çdo litër të konsumuar dhe ajo shpërndahet më pas për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.

Taksa e qarkullimit është vetëm 1 prej 7 taksave që vilen nga konsumi i lëndëve djegëse dhe që shkon në arkën e shtetit bashkë me TVSH-në akcizën, taksën e karbonit dhe të rilicencimit. Ndërkohë, markimi dhe skanimi janë taksa të përkohshme që shkojnë tek kompanitë koncesionare.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×