Shumë migrantë kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Evropë gjatë vitit që lamë pas, ndërsa ky fakt konfirmohet nga vetë Agjencia Kufitare e Bashkimit Europian, Frontex.
“Ka pasur një rritje të konsiderueshme në numrin e njerëzve që u futën në Evropë në mënyrë të paautorizuar nga Turqia vitin e kaluar”, thotë Agjencia Kufitare e Bashkimit Evropian.
“Më shumë se 82,000 migrantë u përpoqën të hyjnë në BE nga rruga Lindore e Mesdheut përgjatë vitit 2019, ky fluks erdhi në rritje nga situata në Siri dhe paqëndrueshmëria në Afganistan”- pohoi Drejtori Ekzekutiv i Frontex, Fabrice Leggeri në Bruksel.
Në vitin 2018, nga e njëjta rrugë janë zbuluar 55.900 hyrje të paautorizuara, ndërsa tre vjet më parë, në kulmin e krizës së migrantëve numri i tyre arriti në 885,386.
Bashkimi Europian ra dakord për një marrëveshje me Turqinë në vitin 2016 për t’i dhënë vendit deri në 6 miliardë euro në ndihmë të refugjatëve sirianë dhe stimuj të tjerë ekstra për të ndaluar migrantët që nisen për në Greqi.
Sidoqoftë, përkundër një rënie të mprehtë të migrantëve që bëjnë atë udhëtim gjatë vitit marrëveshja u arrit, por ky fenomen ka ardhur gjithnjë në rritje që pas vitit 2017.
Kjo u faktua edhe nga situata sociale që u krijua në Greqi. Ajo u përballë me mbipopullim në ishujt e saj lindorë dhe kjo u shoqërua me dhunë dhe protesta masive.
Në ishullin e Lesbos në Greqi, protesta shpërtheu të premten përpara kampit më të madh të vendit për refugjatë pasi një azilkërkues humbi jetën pas një sulmi me thikë. Disa dhjetëra migrantë i vunë zjarrin plehrave dhe bllokuan trafikun jashtë kampit para se policia të merrte masat për t’i shpërndarë.
Për rritjen e 46% të numrit të njerëzve që kalojnë nga Turqia në Greqi në vitin 2019, Drejtori Ekzekutiv i Frontex u shpreh: “Kjo ishte kryesisht për shkak të situatës në Siri, por edhe paqëndrueshmërisë në Afganistan, dhe ndryshimit të politikave ndaj shtetasve afganë nga autoritetet iraniane dhe ato pakistaneze.”
Për këtë situatë, ai nuk zgjodhi të fajësonte rojet bregdetare turke, duke thënë se po ” punojnë mirë” për të ndaluar njerëzit që tentojnë të largohen.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka thënë se vendi i tij nuk mund të marrë përsipër barrën e pritjes së 3.6 milionë refugjatëve sirianë, ndërsa në të kaluarën ka kërcënuar me “hapjen e portave” për migrantët që të shkojnë drejt Evropës.
Ai po kërkon më shumë para nga Bashkimi Europian dhe vendet evropiane ka të ngjarë të pranojnë kërkesat e tij.