English

Rritet numri i pikave “ex-change”, 583 zyra në të gjithë vendin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të dhënat e “Bankës së Shqipërisë” bëjnë të ditur se numri i zyrave të këmbimit valutor ka ardhur në rritje nga vit në vit.

- Advertisement -

Gjatë vitit 2023, u licencuan 52 zyra të reja të këmbimit valutor dhe iu revokua licenca 14 zyrave ekzistuese.

Numri i pikave të këmbimit valutor ka ardhur në rritje nga vit në vit. Gjatë vitit 2023, u licencuan 52 zyra të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 621.

Me këtë numër biznesesh aktive, tregu ka arritur numrin më të lartë të licencave, ku rezulton të ketë dy herë më shumë se 10 vjet më parë.

Krahasuar me vitin e kaluar numri i zyrave të këmbimit valutor të licencuara nga Banka e Shqipërisë është rreth 6.5% më i lartë.

Shifrat tregojnë se në vitin 2022 regjistroheshin gjithsej 583 zyra të këmbimit valutor. Ndërkohë, nëse krahasimin e bëjmë më vitin 2015-të, shohin se numri i tyre në vitin 2023 është rritur me rreth 56.4%.

Biznesi i shit-blerjes së parasë është zgjeruar për shkak të rritjes së sasisë së valutës që shkëmbehet në vend, veçanërisht të euros që dominon dhe ndikon drejtpërdrejt në ecurinë e kursit valutor.

Ndërkohë, në vitin 2023, Banka e Shqipërisë iu hoqi licencën 14 zyrave që këmbimin valutë.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?