Gjashtëdhjeteshtatë qytetarë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën nga virusi.
Rastet pozitive me COVID kanë dalë nga 618 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 27 të shëruar.
Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar gjithsej 271.962 raste shërimi nga COVID.
Aktualisht në Shqipëri janë 229 qytetarë të konfirmuar me COVID-19. Tetë persona po marrin trajtim në spital.
Statistika nga Ministria e Shëndetësisë për datën 17 maj
Raste të reja ditore 67
Të shëruar në 24 orë 27
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 618
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 138
Fier 24
Korçë 14
Shkodër 12
Vlorë 10
Elbasan 8
Gjirokastër 8
Lezhë 5
Kukës 3
Berat 3
Durrës 2
Dibër 2