English

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19, Presidenti Thaçi thërret Këshillin e Sigurisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndërkohë që numri i personave të infektuar me COVID-19 ka shkuar në 19, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur Këshillin e Sigurisë.

- Advertisement -

Mbledhja është caktuar të mbahet në orën 20:00, ndërkohë që kërkesa i është dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili sipas ligjit është i detyruar që të thërras Këshillin.

Në këtë mbledhje, pritet të vendoset për masa të reja kundër pandemisë së coronavirusit si dhe mund të vendoset për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Nga data 08.02.2020 deri me 17.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare, janë testuar gjithsej 284 mostra të dyshimta dhe gjithsej nëntëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Sot janë konfirmuar edhe dy raste pozitive. Rastet janë nga komuna e Gjakovës, të kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë, njëri i gjinisë mashkull 54 vjeç dhe tjetri i gjinisë femër 49 vjeç.

Qeveria e Kosovës ka alokuar 6.2 milionë euro nga 10 milionë që është kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë, Kosovës do t’i ofrohet një kontingjent me pajisje shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë me vlerë 7 milionë euro, ndërsa Banka Botërore ka ofruar 7.9 milionë euro.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?