English

‘Partygate’, rritet presioni mbi kryeministrin britanik Xhonson

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Xhonson ndodhet nën një presion në rritjet për të dhënë dorëheqjen.

- Advertisement -

Zërat brenda partisë së tij Konservatore për t’u larguar nga detyra lidhen me skandalin e shkeljes së rregullave gjatë pandemisë.

Pritet që javën e ardhshme të mbahet një votim për votëbesimin e tij si kryeministër ndërsa deri tani janë 28 deputetë të të partisë së tij që kërkojnë largimin.

Deputetët konservatorë thonë se Xhonson nuk gëzon më besim për të qenë në krye të qeverisë.

Nevojiten 54 kërkesa nga deputetët në mënyrë që votëbesimi të mbahet në parlament. Deputetët mund ta bëjnë këtë pa e bërë publik qëndrimin.

Rregulli parashikon se nëse Xhonson i mbijeton votëbesimit, atëherë një gjë e tillë nuk mund të kërkohet sërish brenda 12 muajve.

Nëse shkarkohet, atëherë Partia Konservator do të duhet të zgjedhë një kryeministër të ri.

“Partygate” është një skandal politik në Mbretërinë e Bashkuar ky zyrtar të qeverisë dhe Partisë Konservatore organizonin festa gjatë pandemisë 2020-21, kohë kur ndaloheshin grumbullimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×