Prej disa ditësh çmimet e fruta-perimeve në vend janë rritur ndjeshëm ku fronin e ka limoni, çmimi i të cilit ka shkuar në 300 lekë/kg. E gjitha kjo është një rritje abuzive e tregtarëve me pakicë dhe grosistëve duke përfituar nga situata e coronavirusit. Por, jo vetem ushqimet, çmimet janë rritur edhe për dezinfektuesit dhe maskat mbrojtëse.
Në vendin tonë nuk është ndërmarrë ndonjë masë konkrete për të mbrojtur konsumatorët edhe pse autoritetet kanë bërë thirrje të mos ketë abuzohet me çmimet e fruta-perimeve. Vendet e tjera kanë vepruar në kohë dhe një ndë to është Britania e Madhe. Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) që më 5 Mars u ka bërë thirrje shitësve që të “sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe të mos rrisin çmimet gjatë shpërthimit të koronavirusit”.
Autoriteti në Britani ka vendosur një çmim tavan për çdo produkt dhe kushdo që e rrit mbi çmimin e cakuar do të konsiderohet shkelje. Ndërsa në Shqipëri, Autoriteti i Konkurrencës nuk është vendosur ende në lëvizje për të marrë masa ndaj abuzuesve.
Ne uebsajtin zyrtar, autoriteti ynë ka vetëm një njoftim me datë 16 mars, ku thotë se ankesat do të pranohen vetëm online, por asnjë shpjegim apo vendim në mbrojtje të konsumatorëve.
Sakaq, Kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar përmes një postimi në “facebook” se do të ndëshkohen me gjobë deri në 5 milionë lekë shitësit e shumicës dhe njëqind mijë lekë ata të pakicës, por sërish mbetet e paqartë se sa është çmimi tavan i tregtimit të këtyre produkteve dhe pse nuk hyn n⌂ veprim Autoriteti i Konkurrencës.