Përhapja e coronavirus ka sjellë një mënyrë të re jetese. Të izoluar në shtëpi prej ditësh qytetarët tregojnë se kanë filluar të mësohen me këtë situatë.
Megjithatë, shqetësimet që kanë ardhur si pasojë e përhapjes e virusit vdekjeprurës janë të pranishme.
“Jemi të shqetësuar se këto që i kap sëmundja dalin, dalin orar pa orar. Se po të rrish në shtëpi të dalësh me orar nuk të gjen asgjë e keqe”, shprehet një qytetare.
“Heqja e orëve të mbasdites është içi e tepruar. Regjimi duhet zbatuar, por ora pesë nuk na hyn në punë, në 8, 7 zgjohen njerëzit nga gjumi”, shprehet një tjetër.
“Çmimet, se po rrimë brenda nuk na gjen gjë, tatimet duhet të punojnë shumë.”
Duke respektuar ose jo distancën mes njëri-tjetrit, qytetarët tregojnë se dalin nga banesat e tyre në orarin e përcaktuar vetëm për të përmbushur nevojat e tyre bazike.