English

Çmimi i patentës 85 mijë lekë, Gonxhe: Rrisim sigurinë, vdes çdo ditë 1 këmbësor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe, komentoi nga studio e Euronews Albania rritjen e çmimit të patentës në 85 mijë lekë të reja.

- Advertisement -

Gonxhi zgjodhi të mos e quante këtë një rritje çmimi, por e cilësoi si një formalizim të tregut.

Ai sqaroi se nuk do të ketë shtim të orëve mësimore për marrjen e patentës por do të detyrohen që autoshkollat që punojnë nën kosto të bëjnë programin e plotë, vlera e të cilit do të jetë 85 mijë lekë.

Kjo sipas tij bëhet me qëllimin për të rritur sigurinë rrugore.

“Ka bërje programimi tamam. Ajo që është bërë më përpara, që ka bërë një kurs me çmim të ulët, nuk ka bërë kursin e duhur ndaj ka pasur ato çmime. Do të ishte rritje nëse ne do të thoshim do rriten seancat në autoshkolla.

Nuk ka rritje në kuadrin e programit, ka formalizim të procesit. Ky fiskalizim dhe formalizim sjell atë që e kanë bërë në mënyrë korrekte disa autoshkolla që e kanë faturuar sa duhet, tani do ta bëjnë të gjitha autoshkollat. Ato që konkurrojnë nën kosto prishin tregun që do të thotë kërcënojnë sigurinë rrugore dhe rrezikojnë jetën tonë.

Ky është një shqetësim i përditshëm dhe shkurti ka nisur çdo ditë me një këmbësor të vdekur në vijat e bardha. Këtu bëhet fjalë për të mbrojtur sigurinë rrugore dhe jetën e njerëzve”, tha Gonxhe.

https://youtu.be/RAz-LNbbezw

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×