English

Rritje rekord e viktimave në Spanjë, spitalet të mbipopulluara

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Spitalet mbetën të mbipopulluara të shtunën në Madrid, teksa numri i të infektuarve nga koronavirusi në vend shkoi mbi 70 mijë.

- Advertisement -

Ndërkohë, numri i vdekjeve u rrit me 832 raste përgjatë natës, duke arritur në 5 mijë e 690 – bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, që vuri në dukje se bëhet fjalë për një shifër ditore rekord.

Shtëpitë e kujdesit shëndetësor në mbarë vendin kanë qenë të mbingarkuara dhe sheshi i patinazhit të Madridit, i kthyer në morg, vazhdon të mbi popullohet nga trupat e pajetë.

Sipas mediave spanjolle, Qyteti i Drejtësisë së Madridit, një godinë e boshatisur që ishte planifikuar për projektin e dështuar “Qyteti i Drejtësisë” në 2005-n, po kthehet në një morg të dytë të improvizuar për viktimat e coronavirusit.

Spanja zgjati bllokadën ditën e enjte me 15 ditë, deri më 11 prill, me qeverinë që deklaroi se po bënte një “luftë reale” me furnizimet mjekësore për të frenuar rritjen e vdekjeve. Aktualisht shteti iberik i ka kthyer sytë nga Kina, ku coronavirusi lindi, për t’u furnizuar me produkte mjekësore.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?