Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve, deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj ka deklaruar se vendimi për heqjen e mandatit të tij është i padrejtë.
Kjo sepse biznesin që ai drejton e ka cilësuar si një prej donatorëve më të rëndësishëm në Buxhetin e Shtetit,për shkak të 100 milionë lekëve të vjetra që ai pretendon se ka dhuruar në kohën e tërmetit të vitit 2019.
Gjithashtu, sa i takon akuzave të ngritura nga kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi për faturat e biznesit të tij, Sinaj thotëse këto fatura janë të mbledhura nga të dyja mandatet e tij.
“Si ka mundësi të vish të më akuzosh mua për lekët e biznesit, kur jam me kutoa pasive. Katandiset problemi në 4 milionë lekë të vjetra dhe madje për dy mandate, jo në një mandat. Pra do më heqësh mua edhe mandatin e parë, vetëm se në faturë ke futur edhe fatura të biznesit tim gjatë mandatit të parë. Fatura në këtë mandat të dytë janë 3 milionë e 500 mijë lekë të vjetra.” -tha ai.
Më tej, Sinaj u shpreh kështu:
“Për gjithë shqiptarët them se unë kam qenë biznessmen që prej 20 vitesh dhe në politikë kam hyrë në të mirë të vendit tim, sa dhe rrogën time e kam bërë donacion për njerëz në nevojë. Më vjen keq që qenka lodhur zoti Bardhi dhe nuk ka gjetur 100 milionë lekë të miat të dhëna për Buxhetin e Shtetit për tërmetin në Shqipëri.”
Në përfundim të fjalës së tij, Sinaj tha se për akuzat e ngritura ndaj tij, do paraqesë një dosje me përfaqësuesin e tij ligjor, ku do të përmbledh me të gjitha të dhënat të përpunuara.
LEXONI GJITHASHTU:
- Këshilli i Mandateve mblidhet më 4 shtator për mocionin e PD për Vullnet Sinajn
- Grupi i PD dorëzon në Kuvend mocionin: T’i hiqet mandati deputetit Vullnet Sinaj