English

Rrufeja vret 13 fëmijë në kampin e refugjatëve në Ugandë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një goditje nga rrufeja në një kamp refugjatësh në Ugandë ka vrarë 13 fëmijë dhe një të rritur, thotë policia.

- Advertisement -

Ata thonë se viktimat po ndiqnin një shërbesë kishtare të shtunën në mbrëmje kur rrufeja goditi.

Sipas BBC, 34 persona të tjerë u plagosën.

Incidenti ndodhi në vendbanimin e refugjatëve Palabek në veriperëndim të vendit. Kohët e fundit kjo zonë është prekur nga reshje të dendura shiu me bubullima dhe vetëtima.

Kituuma Rusoke, zëdhënëse e Policisë së Ugandës, i tha BBC News se i rrituri i vrarë të shtunën ishte 21 vjeç. Z. Rusoke nuk zbuloi moshën e saktë të fëmijëve që vdiqën.

Vendbanimi i Refugjatëve Palabek është shtëpia e më shumë se 80,000 refugjatëve dhe azilkërkuesve, sipas agjencisë së refugjatëve të OKB-së. Shumë janë nga Sudani Jugor fqinj.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?