English

Rruga e Ndroqit do asfaltohet, shpallet tenderi final me vlerë 755 mln lekë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rruga Tiranë-Durrës, e cila kalon nga Ndroqi do të rehabilitohet. Për nisjen e punimeve tashmë nuk ka asnjë pengesë, pasi tenderi është shpallur dhe do të jenë kompanitë “Arifaj” dhe “Eurokos Holding” që kanë fituar të drejtën për të bërë ndërhyrjet.

- Advertisement -

Prokurimi me vlerë 755 mln lekë u hap në muajin prill, por kontrata u ankimua në nga firmat e tjera që morën pjesë në garë, derisa Komisioni i Prokurimit Publik vendosi që t’i bëjë ankesat të pavlefshme.

Rruga Kombinat-Ndroq-Plepa është e amortizuar dhe asfaltimi i saj nuk është i nevojshëm vetëm për banorët e fshatrave që jetojnë pranë saj, por edhe për qarkullimin në aksin Tiranë-Durrës.

Fluksi i shtuar i automjeteve gjatë viteve të fundit, e bëjnë ndërhyrjen të domosdoshme jo vetëm në këtë segment, por edhe në superstradë, ku do të punohet për zgjerimin me korsi të reja nga të dy anët.

Kosto për punimet në superstradë llogariten në 1.7 mld lekë, ndërsa të dyja rrugët së bashku do t’i kushtojnë buxhetit, 2.4 mld lekë.

Punimet në to, pritet të bëhen me lote dhe në faza të ndryshme për të mos penguar qarkullimin për përdoruesit që kalojnë në këto akse.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?