English

Rrugëtimi evropian i Shqipërisë, eksperti: Pikëpyetjet e Francës do marrin përgjigje brenda janarit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas mbyllës së derës në tetor të 2019, Bashkimi Europian duket se ka ndryshuar “mendje” për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mediat raportuan se Gjermania është pro çeljes së dritës jeshile, ndërsa Franca ka ende hezitimet e saj, por edhe në këtë krah duket që  shpresat janë ende aktive.

- Advertisement -

Ky qëndrim i dy vendeve kryesore të Bashkimit Europian mbi politikat zgjeruese në Ballkanin Perëndimor u komentua edhe nga përfaqësuesi i Organizatës Lëvizja Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali.

Ai pohoi në emisionin “Good Morning Albanians”  në Euronewes Albania se përveç Gjermanisë, edhe Franca ka zbutur qëndrimin e saj të ashpër mbi politikat e zgjerimet për vendin tonë, ndërsa shtoi faktin se pikëpyetjet e saj mbi zgjerimin pritet të marrin përgjigje në fund të muajit janar.

“Ka një zbutje të qëndrimit francez dhe kjo duket në deklaratat e fundit, ku shprehet me nota optimiste, që edhe metodologjia e propozuar nga Franca, ndonëse jo zyrtare, por kanë qenë të qarta se cilat janë ato ndryshime që kërkon Franca mbi metodologjinë e zgjerimit, kanë marrë një përgjigje nga vendet anëtare, të cilat po shikojnë mundësitë për të gjetur një gjuhë  të përbashkët për të afruar dhe për të rakorduar qëndrimet e tyre në ndryshimin e kësaj metodologjie.

Komisioni Evropian është përgjigjur se brenda fundit të janarit do të ketë propozimet e tij konkrete mbi këto elementë.

Që do të thotë se mund të këtë një zhbllokim të këtij procesi , të këtij ngërçit të krijuar sidomos sa i takon Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por edhe metodologjisë së zgjerimit në përgjithësi, që i prek të gjashtë vendet, nuk është vetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndonëse këto ishin në hapin kryesor që duhet të ndërmerrnin dhe u bllokuan pikërisht nga qeveria franceze’-tha z. Gledis Gjipali.

Por, si do të ndikojë metodologjia e prezantuar nga Franca për zgjerimin mbi vendet e Ballkanit Perëndimor? Për këtë eksperti dhe njohësi i politikave evropiane u shpreh: “Sigurisht që i prek të gjitha vendet në fakt, Serbinë dhe Malin e Zi.

Pavarësisht se ata janë të avancuar dhe kanë hapur një sërë kapitujsh, por do të preken gjithashtu se bëhet fjalë për të gjithë procesin e zgjerimit, pavarësisht emrave të përveçëm të vendeve dhe stadeve ku ata janë.

Kjo do të thotë se këto ndryshime do t’i prekin, do të duhet t’i përshtaten ndryshimeve të reja, që do të dalin nga kompromisi i bërë midis vendeve anëtare të BE, por edhe komisionit që zbaton këtë metodologji’-shtoi z.Gjipali.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?