English

Ruajti me fanatizëm sahatin për 33-vite, historia e pazakontë e familjes në Shkodër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Nuk di gjë tjetër përveç këtij sahati. Se kur shikoja që kalonin njerëzit dhe kthenin kokën kështu mua sikur me pikonte, me pikonte në shpirt ”

- Advertisement -

Kjo është Suzana Kurraj që për shumë vite është kujdesur për një nga objektet më të rëndësishëm në Shkodër , “sahatin” në kullën 6-katëshe në lagjen Rus.

Gëzimi për të është i papërshkrueshëm pasi ky objekt me në fund do të restaurohet dhe do marrë sërish rëndësinë e dikurshme.

“Njashtu me shkop dal atje ta shikoj ata dritat vezullimet, e pashe sahatin të mrekullueshëm.”- u shpreh Kurraj.

Falë interesimit nga bashkia Shkodrës ne brendësi të sahatit janë gjetur ingranazhet e vjetra të cilat kanë janë marrë dhe restauruar për t’u ekspozuar me pas ne muzeun historik të qytetit.

“Objekti është i ruajtur, familjet e kane ruajtur në katin e gjashtë dhe ne e kena të sjellin në ditët e sotme një objekt që ka një soj vlerë jo vetëm historike por dhe simbolike.

Në rastin konkret unë kam bërë etapat e mirëmbajtjes, kam hek pluhurin e kohës, ndryshkun dhe këto dhe jam mundu në mënyrë mekanike që këto ti vë në lëvizje pak ingranazhet.”-theksoi Petrit Bilali, restaurator.

Mekanizmi ishte ruajtur nga familja shkodrane, Kurraj për 33 vjet pas rrëzimit të komunizmit.

Para ardhjes së demokracisë “Sahati i Shkodrës” i vendosur mbi pallatin 6 katësh jo vetëm funksiononte por ishte kthyer dhe në pikë referimi për shkodranët. Por që pas vitit 91’ nuk kishte më informacion  për të.

Falë orëndreqësit Besnik Sahatçia, mirëmbajtësit Ermir Dibra dhe restauratorit Petrit Bilali u mësua historiku i këtij sahati dhe vlerat që ai mbart, por edhe të realizohej pastrimi për mirëmbajtjen e mekanizmit të tij, i cili do të bëhet pjesë e fondit të Muzeut të qytetit.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?