English

Rubio: Paqja në botë është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në ditën e tij të parë si Sekretar i Shtetit, ish-Senatori republikan Marco Rubio i tha punonjësve Departamentit të Shtetit se misioni i tyre është të angazhohen për paqen në mbarë botën.

- Advertisement -

Ai u takua edhe me homologët nga vendet aleate të Indo-Paqësorit, që synojnë të kundërshtojnë ambiciet ushtarake dhe ekonomike të Kinës.

Por, shmangia e konfliktit do të jetë një vendim strategjik.

“Asnjëherë në dëm të sigurisë sonë kombëtare, të interesit tonë kombëtar dhe vlerave tona thelbësore si komb dhe si popull”, tha Sekretari Rubio.

Ai u takua të martën edhe me ministrat e jashtëm të Indisë, Australisë dhe Japonisë. Të katër vendet i përkasin grupit të sigurisë i njohur si ‘Quad’, një bllok që synon kundërshtimin e ambicieve ekonomike dhe ushtarake të Kinës në rajonin e Indo-Paqësorit.

Takimi i së martës lehtësoi disa shqetësime lidhur me politikën ‘Amerika e Para’ të Presidentit Donald Trump.

“Sa herë që SHBA rreshtohet me aleatët ose partnerët e saj, kinezët ndihen të izoluar, të kërcënuar dhe akuzojnë Shtetet e Bashkuara për mendësi të Luftës së Ftohtë”, thotë analistja Yun Sun.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?