English

Rudina Hajdari: Kjo klasë politike duhet ndryshuar, ta hapin rrugën për të rinjtë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari në një intervistë për Ilva Now në Euronews Albania, u shpreh se reforma zgjedhore dhe ndryshimi i sistemit është një nga objektivat për të cilat opozita do të luftojë në parlament.

- Advertisement -

Znj. Hajdari vlerësoi Nismën Thurje për propozimin për ndryshim të sistemit në proporcional kombëtar me lista të hapura, për të cilin sipas saj do të diskutohet në seancat të vijim në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetja demokrate theksoi se sistemi aktual është keqpërdorur dhe ndryshimi i klasës politike është një domosdoshmëri.  

“Sistemi aktual është keqpërdorur nga kryetarët e partive, që në fund të ditës kanë punuar për karriget e tyre dhe jo në interes të qytetarëve. Duhet të jemi më shumë llogaridhënës ndaj shqiptarëve, ata duhet të zgjedhin, jo thjesht të votojnë një sigël.

Kemi një brez që mendojnë ndryshe, ndaj në kuvend duhet të fusim njerëz që përfaqësojnë shqiptarët. Ka një mungesë të theksuar të demokracisë brenda partive politike çka reflektohet në kuvend, sepse pozicioni i tyre diktohet nga kryetari i partive përkatëse.

Duhet ndryshuar klasa politike, pasi janë bërë të lodhshëm për shqiptarët. I them kësaj klase politike që ju ka ikur koha, nëse doni të ruani fytyrën në fund të karrierës, hapni rrugën për të rinjtë”, – tha znj. Hajdari.

E pyetur lidhur me rolin e lëvizjes Nisma, deputetja Hajdari nuk e përjashtoi mundësinë e krijimit të një force të re politike, si një mundësi për t’i hapur derën të rinjve

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?