English

Rumani, biznesi përfshihet në një skandal racizmi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Autoritetet në Rumani janë duke hetuar një rast të nxitjes së urrejtjes dhe diskriminimit, pasi 350 banorë të fshatit u mblodhën për të protestuar kundër punësimit të dy punonjësve me origjinë nga Sri Lanka në një dyqan buke.

- Advertisement -

Dy bukëpjekësit ishin punësuar ligjërisht nëpërmjet një agjencie rekrutimi në një fabrikë buke në Ditrau, në Rumaninë qendrore.

Por disa nga banorët e fshatit, me një popullsi prej 5 mijë banorësh, thonë se janë të shqetësuar se emigrantët mund të vejnë në rrezik sigurinë e komunitetit si dhe traditat kulturore.

“Le të themi se po punësojnë 6 punonjës të huaj në fshatin tonë,” tha një grua e pranishme të hënën. “Pas dy vitesh, këta 6 punonjës do të sjellin këtu familjet e tyre dhe pas 4 ose 5 vitesh, do e gjejmë veten të rrethuar nga njerëz me ngjyrë”.

Ajo tha më tej: “Kjo është ajo për çka jemi të shqetësuar. Nuk jemi të shqetësuar për ata të dy, por për pasojat”.

Kushtet e punës dhe standardet e jetesës në pikëpyetje

Bende Sandor, një deputet i Aleancës Demokratike për Hungarezët që jetojnë në Rumani tha se protesta e banorëve nuk ka të bëjë me racizmin.

“Nuk vura re tendenca ksenofobie në këtë mbledhje”, tha ai. “Duket më shumë si një konflikt midis pronarëve të fabrikës dhe vendasve”.

“Pronari i dyqanit të bukës po paguan më pak nga sa ju takon punonjësve. Ata janë duke punuar më shumë seç duhet, ndonjëherë edhe24 orë në ditë,” tha një banorët për mediat vendase.

Këshilli Kombëtar i Rumanisë për Luftën kundër Korrupsionit (CNCD) ka bërë një ankesë për nxitje të urrejtjes dhe diskriminimit. Presidenti i Këshillit, Asztalos Csaba, bëri thirrje për tolerancë dhe dënoi sjelljet diskriminuese në Ditrau.

Ambasada e Sri Lankës në Bukuresht ka kontaktuar dyqanin e bukës për të kontrolluar kushtet në të cilat jetonin dy punonjësit dhe për t’ju dhënë ndihmë konsullore.

Ministrja e Punës së Rumanisë, Violeta Alexandru, ka kërkuar gjithashtu që të bëhen verifikime të mëtejshme.

“Ajo që më bën përshtypje është sjellja e komunitetit për faktin që dy persona duan të punojnë këtu”, tha ajo. “Ndoshta ata e harrojnë që shumë rumunë janë të punësuar jashtë shtetit dhe rrezikojnë që të trajtohen po në të njëjtën mënyrë.”

Dhjetëra mijëra rumunë kanë lënë vendin në vitet e fundit për të gjetur punësim, veçanërisht në Europën perëndimore.

Fabrika thotë se nuk do të bjerë pre e presioneve apo të largojë dy punonjësit nga Sri Lanka. Megjithatë, zemërata publike mund t’i detyrojë ata të lëvizin drejt një fshati tjetër.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?