English

Rumani, ndërtohet një spital i ri në 8 ditë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ushtria rumune ka ngritur në tetë ditë një spital në afërsi të Bukureshtit për të ndihmuar sistemin shëndetësor në përballjen me pacientët që vuajnë nga COVID-19.

- Advertisement -

Njësia do të trajtojë 100 raste, ndërsa rreth 2 mijë persona janë të konfirmuar se janë infektuar nga COVID-19.  Në vend ka pasur gjithashtu kritika për mungesën e pajisjeve mbrojtëse.

“Puna e oficerëve tanë dhe personelit mjekësor është mbresëlënëse. Ata ia dolën brenda pak ditësh. Pasi kjo krizë të ketë përfunduar ne do të vlerësojmë gjendjen e të gjitha spitaleve në Rumani dhe do të marrim masa që të gjithë të kenë mjaftueshëm pajisje mjekësore”, ka deklaruar presidenti rumun Klaus Iohannis.

Mbi 40 persona kanë vdekur deri më tani si pasojë e virusit në vend.

Aktualisht vullnetarët po u shpërndajnë mijëra personave të izoluara në shtëpi ushqime të financuara nga shteti.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?