English

Rumania i shtohet listës së shteteve që shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Rumanisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas rritjes së numrit të rasteve nga COVID-19 në vend.

- Advertisement -

Dekreti presidencial hyn në fuqi menjëherë dhe do të zgjasë për 30 ditë. Gjatë kësaj kohe, të gjitha shkollat dhe universitetet do të qëndrojnë të mbyllura.

Presidenti Klaus Iohannis tha se cilido person që ndodhet brenda kufijve të Rumanisë dhe ka nevojë për ndihmë mjekësore për shkak të COVID-19, do të mund ta marrë atë pa pagesë. 

Lajmërimi erdhi pas një vendimi të mëparshëm të qeverisë së përkohshme për vetizolim të ministrave dhe anëtarëve të partisë në pushtet.

“Ne i kemi kërkuar ministrit të Shëndetësisë që të krijojë një mekanizëm hetimi epidemiologjik për gjithë kolegët tanë. Ata do të testohen të gjithë. Ndërsa unë do të qëndroj i vetizoluar në Vilën Lac 1, ku do të vazhdojë të ushtrojë detyrimet e mia”, tha Orban.

Rumania ka konfirmuar 168 raste, por nuk ka të raportuar për viktima.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?