English

Rusi, një i prekur me coronavirus në administratën e Putinit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kremlini na konfirmuar se një person në administratën e presidentit Putin është i infektuar me COVID-19.

- Advertisement -

Qeveria ka vendosur se masat që janë marrë në Moskë për të luftuar coronavirusin, do të shpërndahen në të gjithë vendin.

Numri i të prekurve është rritur me një të tretën brenda 24 orëve, duke e çuar totalin në 1036. Katër persona kanë vdekur deri tani.

Kremlini thotë se po merr masa për ta ndaluar përhapjen, pasi u prek edhe një pjesëtar i administratës.

Personi nuk ka kontaktuar me Putinin, por zyrtarët rusë kanë parapëlqyer të mos e identifikojnë.

Moska, pjesa më e prekur e Rusisë, do t’i mbyllë të gjitha lokalet dhe restorantet këtë fundjavë, bashkë me dyqanet, përveç atyre që shesin ushqim dhe ilaçe. Ndërsa fluturimet janë anuluar deri më 5 prill.

Numri i të infektuarve në të gjithë botën tani është më shumë se gjysmë milioni, 558.000 të prekur. Të vdekurit janë 25.251.

Spanja ka lënë pas Kinën për numrin e të vdekurve, duke u bërë e dyta në botë pas Italisë. Të dyja vendet e Europës Jugore kanë nivelin më të lartë të vdekshmërisë në këtë pandemi.

Numri i të infektuarve në SHBA ka arritur 85.900 persona këtë të enjte, duke kaluar Kinën dhe Italinë, sipas të dhënave që universiteti “John Hopkins” publikon në mënyrë zyrtare.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?