Pas përhapjes së coronavirusit Covid-19 në Itali “nuk ka nevojë për panik”. Kështu u shpreh Paolo Gentiloni, kreu i çështjeve ekonomike të unionit.
“BE ka besim të plotë tek autoritetet italiane dhe vendimet që ato marrin”, u tha Paolo Gentiloni gazetarëve pas një takimi të drejtuesve financiarë të G20 në Arabinë Saudite.
“Ne ndajmë shqetësimin për përhapjen e virusit, por nuk ka nevojë për panik”, shtoi ai.
Drejtuesit e financave të 20 ekonomive më të zhvilluara në botë përfunduan takimin e tyre dy-ditor, i cili u mbizotërua nga shqetësimi në rritje për zgjerimin e pasojave të koronavirusit.
Ata u përballën me një prezantim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili parashikoi që epidemia do të shkaktonte një rënie prej 0.1 pikë për qindje të rritjes ekonomike globale.
Virusi, i cili nisi në Kinë tashmë ka prekur më shumë se 30 shtete në të gjithë botën, ndërsa në Itali brenda dy ditësh kanë humbur jetën katër qytetarë, kurse mbi 180 të tjerë janë infektuar nga coronavirusi Covid-19