English

S’ka punëtorë për rindërtimin, Rama: Do sjellim fuqi nga jashtë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri, Edi Rama një ditë pas Konferencës së Donatorëve në Bruksel, ku për Shqipërinë u mblodh një fond prej 1.1 miliardë euro për rindërtimin, ka inspektuar zonën e plazhit në Durrës.

- Advertisement -

Z. Rama pa nga afër ecurinë e punimeve për riparimin e godinave të banimit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të vitit të shkuar.

I shoqëruar nga zv. kryetari i Bashkisë së Durrësit, Zhuljen Varfaj dhe nga zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda, Kryeministri inspektoi një nga godinat ku ka nisur meremetimi.

Ankesës për mungesë të fuqisë punëtore, Rama u përgjigj se për këtë do të sillet krah pune nga jashtë.

“Ky është problemi kryesor që nuk e keni vetëm ju. Duan punë, por kur vjen puna për punë, jo vetën që duan punë shteti, por, edhe kur i thua kualifikohuni, jo të gjithë janë gati. Megjithatë, ne e kemi kaluar ligjin tani, për të lehtësuar maksimalisht sjelljen e fuqisë punëtore nga jashtë. Sado absurde që duket, ky është fakti dhe nuk është vetëm tek ne, është dhe në rajon”, u shpreh z. Rama.

Kryeministri nuk kurseu ironinë me një grup të rinj që ishin ulur në një kafene pranë pallati ku po kryhen punime.

Faza e parë e rindërtimit mundëson rikthimin e të prekurve nga tërmeti në 1859 apartamente, deri në fund të muajit mars, në godinat e pabanueshme ku nevojitet vetëm meremetim.

Parlamenti ka miratuar një javë më parë, ligjin që lehtëson procedurat për marrjen e vizitës nga të huajt që dëshirojnë të punojnë në vendin tonë. Argumentimi për lehtësimet është sepse në Shqipëri mungon fuqia punëtore për të përballuar rindërtimin pas tërmetit, por edhe mungesa e punëtorëve në sektorë të tjerë të ekonomisë.

Ata që përfitojnë më shumë nga ky ligj, janë shtetasit e vendeve aziatike, afrikane dhe vendeve të Amerikës së Jugut, procedura për të cilët do të lehtësohet ndjeshëm. Me ndryshimet e reja shtetasit e huaj mund të aplikojnë online, pa qenë nevoja të paraqiten fizikisht në ambasadë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?