Tashmë fluturimi me parashutë duket se është kthyer në një trend dhe në Shqipëri, ku më së shumti zhvillohet si aktivitet në Gjirokastër, Vlorë dhe Llogara.
I ftuar në Euronews Albania, Drejtori i Aeronautikës në Shqipëri, Alket Islami, zbuloi dhe kostot e një flutërimi të tillë me parashutë.
Islami tha se hedhja me parashutë në Llogara dhe Vlorë kushton 10 mijë lekë të reja, ndërkohë që hedhja nga avioni me parashutë shkon deri në 200 euro.
“10 mijë lekë të reja për fluturimin e lirë është kostoja në Vlorë dhe Llogara, ndërsa hedhja nga avioni kushton 200 euro sepse janë dhe kosto të tjera të mjeteve fluturuese”, tha Islami.
Ai shtoi se që nga nisja deri në fund të aktivitetit, është stafi që të mundëson përgatitjen, filmimin e fluturimit dhe transportin për te vendi nga ku je nisur.
Ai nënvizoi gjithashtu se numrin më të lartë të hedhjes me parashutë në Shqipëri e kanë femrat.
“Gjithashtu në listat e fluturimit dominojnë femrat, janë më të guximshme për këtë sport dhe tregojnë disiplinë më të madhe”, shprehet Islami.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg
- Gjeorgjia e quan Rusinë “agresore” në përvjetorin e luftës