Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur këtë të enjte në një konferencë për mediat për zgjedhjet e 11 majit dhe pritshmëritë e tij.
I pyetur nga gazetarët se sa mandate mund të fitojë PD, Berisha nuk ka bërë parashikime.
Ai u përgjigj shkurtimisht se nuk jep kurrë përqindje dhe numra, por po sigurohet të marrë mbështetje madhore.
“Siç e kam theksuar nuk jap kurrë përqindje e numra nuk jam profet dhe nuk marr rolin e profetit. Po mundohem të siguroj mbështetje madhore për fitoren 11 Majit”, tha Sali Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Seanca në PE/ Berisha: Europa është e vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira
- A do të pranojë një debat publik me Sali Berishën? Përgjigjet Rama