English

Sa të rrezikuar janë të sëmurët me diabet nga coronavirusi, flet mjeku endokrinolog Florian Toti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një intervistë për Ilva Now, mjeku endokrinolog Florian Toti dha sqarime të hollësishme lidhur me shqetësimin e shumë të sëmurëve me diabet, të cilët mendohet se janë edhe më të rrezikuar nga coronavirusi.

- Advertisement -

Mjeku Toti sqaroi se janë disa popullata më të riskuara siç janë sëmundjet kardiake, shtatzënat dhe të sëmurët me diabet, por jo të gjithë këta të fundit.

“Moshat e reja kanë të njëjtin risk. Risku rritet tek moshat mbi 70 vjeç kur kemi edhe patologji të tjera shoqëruese. Po flitet shumë sot për coronavirusin. Është një sëmundje që nuk e njohim, nuk kemi mjete mbrojtëse, por e vërtetë është se ai nuk ka vdekshmëri shumë të lartë. 85-90 për qind e tyre shërohen. 10 për qind kanë probleme deri në fatalite”, tha ai.

Duke qenë se në Shqipëri janë 77 mijë persona që vuajnë nga diabeti, mjeku këshilloi që gjatë këtyre ditëve të izolimit nëpër shtëpi, këta të fundit të tregojnë kujdes edhe me dietën ushqimore, duke konsumuar 2-3 racione frutash agrume.

“Këto ditë që duhet të shtohet konsumi i vitaminës C të konsumojnë fruta agrume, si portokalli, limoni dhe kivi. 2-3 racione fruta në ditë të jenë agrume, gjithsej 150 gramë. Nga ana tjetër, duhet të kosumohet të paktën 2 litra ujë në ditë”, – këshilloi mjeku Toti.

Ai rekomandoi që këta të sëmurë të mbajnë një stok me ilaçe rezervë dhe fije për matjen e glicemisë që do t’u nevojiten gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi, ndërsa i këshilloi këta të sëmurë që të qëndrojnë vazhdimisht në kontakt me bluzat e bardha për të monitoruar gjendjen e tyre shëndetësore.

“Ata dot të vlerësojnë sa emergjente është situata e tyre. Vetëm se kemi diabet nuk do të thotë i sëmurë shumë rëndë. Jo çdo virozë është coronavirus dhe jo çdo virozë është e rrezikshme”, tha ai.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?