English

“Sacro e Profano”, një arratisje e përsosur në zemër të Shqipërisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në jug të Tiranës dhe vetëm disa minuta larg bregdetit të Adriatikut, fshehur në qetësinë e fshatit Zikxhafaj të Kavajës, ndodhet një perlë që po fiton zemrat e vizitorëve vendas dhe të huaj: Sacro e Profano. Ky është më shumë se një restorant, më shumë se një agroturizëm është një përvojë që ngjall kujtime, shije të veçanta dhe ndjesi që të ndjekin gjatë edhe pas largimit.

- Advertisement -

Që në momentin që mbërrini, do të ndjeni menjëherë një ndjesi qetësie dhe rehatie. Dhoma moderne, të pajisura me të gjitha kushtet e nevojshme për një qëndrim të rehatshëm, ofrojnë ambient të ngrohtë dhe mikpritës. Disa prej tyre hapen drejt një pamjeje të mahnitshme nga deti, duke ju falur mëngjese të qeta dhe mbrëmje të magjishme me perëndime të arta.

Për mëngjes, Sacro e Profano ofron një zgjedhje të pasur: kontinental, italian, apo edhe versione vegjetariane.

Përsa i përket restorantit çdo pjatë është një kombinim i mjeshtërisë së kuzhinës moderne me traditën kulinare shqiptare dhe mesdhetare.

Vizitorët flasin për pjatat “të pakrahasueshme”, ambientin e “ngrohtë e të rafinuar” dhe një atmosferë që të kujton Toskanën, por me shpirtin mikpritës shqiptar.

Me një emër që përkthen kontrastin “i shenjtë dhe profan”, ambientet e Sacro e Profano janë menduar për të reflektuar balancën mes natyrës së paprekur dhe luksit të thjeshtë. Ambienti është ideal për darka romantike nën dritën e qirinjve, si dhe për organizimin e eventeve të vogla: ditëlindje, përvjetorë apo edhe darka familjare.

Në një kohë ku gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë përvoja autentike, ku cilësia e ushqimit, qetësia e ambientit dhe lidhja me natyrën janë prioritete, Sacro e Profano qëndron si një nga emrat më të spikatur në agroturizmin shqiptar.

Nëse doni të riktheheni tek e thjeshta, por me stil; të shijoni gastronomi të nivelit të lartë në një fshat shqiptar, të pushoni, të frymëzoheni dhe të rilidheni me veten, atëherë ky është vendi juaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?