English

Salvini dhe “Sardelet”: A mund të rrëzohet qeveria aktuale për një votë?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Çfarë po ndodh?

- Advertisement -

Emilia-Romanja, rajoni verior i Italisë, njihet për bindjen e patundur ndaj së majtës, por Matteo Salvini  dhe koalicioni i tij i qendrës së djathtë po kërcënojnë të sjellin një “tërmet politik” në vend i cili mund të “copëtojë” qeverinë dhe ta kthejë atë në pushtet.

Çfarë ka ndodhur?

Emilia-Romanja, e cila përfshin qytete si Bolonja, Parma dhe Modena, njihet si rajoni i kuq i Italisë.

Historikisht, rajoni ka përkrahur të majtën, që nga koha e Partisë Komuniste e deri tek pasardhëset e saj, si për shembull Partia Demokratike.

Partitë e majta kanë fituar të gjitha zgjedhjet rajonale që nga viti 1970, me 20 për qind vota më shumë se partitë e tjera të mëdha.

Por kësaj radhe pritet që gara të jetë e fortë. Sipas një sondazhi në fund të dhjetorit, Partia Demokratike mbetej prapa partisë së Salvinit, Liga,  me 30 për qind të votave.

“Tradicionalisht, Emilia-Romanja ka qenë një rajon i sigurt për të majtën, kështu që rrjedhimisht nuk ka tërhequr shumë vëmendje në të shkuarën, sepse qytetarët e merrnin për të  mirëqenë,” tregon për Euronews Davide Vampa, pedagog i shkencave politike në Universitetin e Astonit.

“Por këtë herë, gara është shumë e ngushtë dhe qendra e djathtë e Salvinit, mund të fitojë zgjedhjet”.

“Prandaj është shumë, shumë e rëndësishme. Duke qenë një simbol i qendrës së majtë, nëse humbet të dielën, do shkaktojë një tërmet politik”.

Pse mund të rrëzohet qeveria?

Politika italiane njihet për paqëndrueshmërinë e lartë: qeveria aktuale është e 67-ta që nga Lufta e Dytë Botërore. Duke bërë disa llogari, mesatarisht që nga 1946, çdo 12-13 muaj vjen në pushtet një administratë e re.

Zgjedhjet e fundit që u mbajtën në Itali, ato të mars 2018-s, nxorën populistët e majtë e Lëvizjes së Pesë Yjetve, si partinë më të madhe. Pas një ngërçi prej disa javësh, ato i shtrinë dorën partisë populiste të krahut të tjetër politik, Salvinit dhe Ligës, duke formuar një koalicion të pazakontë.

Më shumë se një vit më pas, pasi Liga fitoi zgjedhjet në BE ndërsa “Pesë Yjet” dështuan, nisën të shfaqen dhe krisjet e para, teksa kryeministri Giuseppe Conte i bënte thirrje të dy partive për t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet.

Më vonë gjatë verës, Salvini, i nxitur nga rezultatet e sondazheve dhe zgjedhjeve, tha se Pesë Yjet nuk janë më një partner i besueshëm. Ai bëri thirrje për zgjedhje pasi priste që partia e tij të fitonte, duke u bërë kështu kryeministri i Italisë.

italia vogel

Por nëpërmjet një manovre politike, “Lëvizja Pesë Yjet” dhe Partia Demokratike nxorën jashtë Salvinin dhe formuan një koalicion qeverisës në gushtin e vitit të shkuar.

Megjithatë, situate mbetet e brishtë: Luigi Di Maio, kryetari i Pesë Yjeve dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë, pasi anëtarët e partisë së tij shprehën mbështetjen e tyre për një koalicion  të mundshëm me Ligën dhe Partinë Demokratike.

Pse është në rrezik qendra e majtë në Emilia-Romanja?

Vampa tha për Euronews se ka një konsensus të gjerë se Bonaccini, presidenti i rajonit të Emilia-Romanjës, ka bërë një punë të mirë.

Ai tha se është interesante sesi partia në pushtet, Partia Demokratike, është në rrezik veçanërisht në një zonë ku historikisht është përkrahur e majta.

“Është shumë interesante sesi Salvini, dhe jo udhëheqësi i qendrës së djathtë, po kryeson në fushatën e Emilia Romanjës”

“Pra Salvini po përpiqet të përdorë tema kombëtare për të fituar në një rajon ku e majta ka qeverisur mjaft mirë”.

“Votuesit kanë qenë më besnikë dikur ndaj partive politike që përkrahnin familjarët e tyre. Ka një traditë të gjatë votash për të majtët vetëm pasi familja votonte për ta. Partitë politike ishin më të afta për të kontrolluar elektoratin e tyre”.

“Sot, votuesit ndryshojnë shumë, dhe janë edhe preferencat e tyre  që ndryshojnë shumë më shpejt. Kjo mund të jetë për shkak të ndryshimit të komunikimit politik si dhe rolit të rrjeteve sociale”.

Po “Sardelet” ku hyjnë këtu?

Një lëvizje e re ka lindur në rajon për të kundërshtuar Salvinin dhe rezultatet e tyre janë mbresëlënëse.

“Sardelet” e kanë marrë këtë emër pasi në tubimet e tyre mbështetësit mbushin qendrat e qyteteve duke të sjellë ndër mend me konservat e peshqve.

Grupi u formua nga 4 miq, në të tridhjetat e tyre, të cilët ndiheshin të ngopur nga retorika nacionaliste e Salvinit. 

“Sardelet për herë të parë, flisnin një gjuhë shumë të qartë për popullin, me disa slogane shumë të kthjellëta”.

Sardelet përdorën një nga pikat e forta të Salvinit –fushatat e tij në rrjetet sociale – për të bërë bashkë qytetarët në sheshin e Bolonjas, duke sfiduar një nga tubimet e tij.

Ata prisnin që të paraqiteshin 6 mijë qytetarë, por 15 mijë persona mbushën sheshin dhe kështu një lëvizje e re politike erdhi në jetë.

sardine

 

“Sardelet” në Bolonja, Italia shpreson të ndalë radikalët e djathtë

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?