English

Sam Alltman shkon tek Microsoft, rrezikohet fondacioni

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

E famshmja OpenAi, e cila qëndron pas aplikacionit ChatGPT, tashmë ka një drejtues të ri. Ai është ish-themeluesi i platformës Twich, Emmett Shear.

- Advertisement -

Duket se data 17 nëntor ka shënuar kapitullin e fundit të përpjekjeve të Altman dhe grupit të tij për ta kthyer OpenAi nga një fondacion non-profit në një kompani.

Pavarësisht spekulimeve për një rikonsolidim të marrëdhënieve dhe të rikthimit të tij gjatë fundjavës, si dhe një përpjekjeve të CEOS të përkohshme shqiptare Mira Murati për ti rikthyer Alltman karrigen e drejtuesit, tashmë duket se pionieri i inteligjencës artificiale dhe krijuesi i saj kanë ndarë rrugët.

Por për Alltman ka një të ardhme të re e cila mban emrin e Microsoft. Drejtuesi i gjigandit të softwerave, Satya Nadella, në një postim në platformën X, bën me dije bashkëpunimin.

Alltamn do të drejtoj grupin kërkimor mbi inteligjencën artificiale të avancuar për gjigandin e informatikës.

Së bashku me të do të jetë edhe bashkëthemeluesi Greg Brockman, i cili ndoqi ortakun pas largimit të tij.

Lajmi vazhdon të jetë një faktor tensioni për kompaninë më të lakuar të Silikon Valley. Burime të brendshme raportojnë se pas largimit të Altman si drejtues i OpenAi, dhjetëra anëtar të stafit kanë dhënë dorëheqjen. Këto largime, sipas disa spekulimeve, mund të pengojnë në performancën e OpenAi.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×