Energjia dhe lufta në Ukrainë do të jenë tema e samitit dyditor të liderëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sot dhe nesër në Bruksel në sesionin e rregullt të vjeshtës, dhe synimet kryesore janë ulja e kërkesës, oferta e sigurt dhe kontrolli i çmimeve.
Ndihma për Ukrainën do të konsiderohet gjithashtu për t’u përgatitur më mirë për dimrin në kushte lufte.
Në një letër ftese drejtuar krerëve të shteteve apo qeverive të vendeve të BE-së, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, shpalli krizën energjetike si temë qendrore, së cilës duhet t’i përgjigjet “me urgjencën më të madhe”.
“Në mënyrë të veçantë, ne duhet të intensifikojmë në mënyrë imperative tre linjat tona të veprimit: reduktimin e kërkesës, sigurimin e sigurisë së ofertës dhe frenimin e çmimeve,” tha Michel.
Komisioni Evropian propozoi dje një paketë masash që parashikojnë blerjen e përbashkët të gazit, futjen e një mekanizmi për kufizimin e çmimeve në bursën e gazit, masa të reja për përdorimin transparent të infrastrukturës dhe solidaritetin midis vendeve anëtare, me përpjekje të vazhdueshme për të ulur kërkesa për gaz.
LEXONI GJITHASHTU:
- Komisioni Evropian rekomandon statusin e kandidatit për Bosnjën dhe Hercegovinën
- Protesa masive në Gjeorgji kundër pushtimit të Ukrianës