English

Samiti i klimës, aktivistët kundërshtojnë praninë e kompanive të naftës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Madrid po zhvillohet samiti i klimës, ku vëmendja është edhe tek aktivistja mjedisore Greta Thunberg, e cila do t’i bashkohet mbledhjes së OKB-së. Thunberg ka mbërritur në Lisbonë pas tre javësh udhëtim me anije.

- Advertisement -

Njëkohësisht në Madrid grupe aktivistësh të klimës protestuan për të kundërshtuar pjesëmarrjen e kompanive të naftës në bisedimet e samitit. Disa prej tyre vendosën që gjatë një eventi të organizuar nga IETA u ngritën në këmbë dhe mbuluan veshët në mënyrë simbolike për të protestuar.

“Mendojmë se ndotësit sikundër Shell, Chevron dhe BP nuk duhet të jenë në bisedimet e klimës. Ata po shkatërrojnë klimën dhe nëse ne kemi këta ndotës këtu nuk mund të qëndrojmë nën 1.5 gradë”, u shpreh njëra prej aktivisteve.

Në të gjithë botën moti ekstrem ka shtuar presionin mbi Kombet e Bashkuara, për të forcuar zbatimin e Marrëveshjes së Klimës të nënshkruar në Paris më 2015, për kufizimin e rritjes së temperaturës.

Bisedimet për klimën, të njohura si COP25 po mbahen në kryeqytetin e Spanjës deri më 13 dhjetor.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×