English

Samiti i NATO-s, Trump dhe Macron përplasen për taksat dhe Lindjen e Mesme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron dëshmuan se kanë dallime të qarta mes tyre kur vjen puna tek ISIS dhe shpenzimet e mbrojtjes gjatë një konference të tensionuar për mediat në Samitin e NATO-s, në Londër, të martën.

- Advertisement -

Trump konfirmoi se ai dhe Macron kishin një “mosmarrëveshje të vogël” lidhur me tarifat e tregtisë, por premtoi se “do ta zgjidhnin atë shumë shpejt”.

Por gjatë konferencës për shtyp dy liderët e kundërshtuan në mënyrë të përsëritur njëri-tjetrin për gjithçka, që nga Turqia, tek terrorizmi dhe strategjia e sigurisë.

Pasi Macron iu përgjigj një pyetjeje lidhur me luftëtarët e huaj që i janë bashkuar ISIS, Trump tha: “Ja pse ai është një politikan i madh, kjo është një nga “jo-përgjigjet” më të mëdha që kam dëgjuar ndonjëherë”.

Në këtë pikë Macron ndryshoi ton, duke thënë se liderët duhet të tregoheshin seriozë kur bëhej fjalë për luftën ndaj ISIS.

Ai tha se një nga çështjet më kritike me të cilat po përballet NATO është se Turqia ka një agjendë të ndryshme strategjike, duke përfshirë këtu edhe luftën ndaj kurdëve dhe blerjen e pajisjeve ushtarake ruse, që nuk janë në përputhje me aleancën.

“Ne nuk kemi të njëjtin përkufizim për terrorizmin. Ata po luftojnë kundër atyre që po luftojnë me ne”, – tha presidenti francez.

Por Trump u rikthye tek tema e tij ‘e preferuar’ se me sa shumë para po kontribuonin anëtarët e NATO-s, duke thënë se kjo sërish nuk ishte e mjaftueshme.

Takimi i tensionuar erdhi vetëm pak orë pasi Trump e cilësoi kritikën e Macron mbi NATO-n si “shumë, shumë të pakëndshme”.

Teksa kryeministrat dhe presidentët e 29 vendeve anëtare të Aleancës ishin mbledhur në Londër për të shënuar 70-vjetorin e NATO-s, Trump tha për mediat se lideri francez ishte gabuar rëndë teksa kishte vajtuar “vdekjen e trurit” të organizatës.

“Mendoj se kjo është fyerje për një pjesë të madhe të forcave. Nuk mund të vini vërdallë duke bërë deklarata si kjo për NATO-n. Është mungesë e theksuar respekti”, – tha Trump.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×