English

Sanchez pro dialogut, qytetarët spanjollë reagojnë me protesta të shumta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri në detyrë Pedro Sanchez kërkoi mbështetjen e parlamentit spanjoll për miratimin e qeverisë së tij. Gjatë prezantimit të planit qeveritar ai u mundua të zbusë dukshëm tonet në lidhje me debatin që ekzistonte me Katalonjën.

- Advertisement -

Lideri i partisë socialiste u shpreh se dialogu është rruga e duhur për të tejkaluar të gjitha problemet.

“Dialogu duhet të fillojë duke njohur njëri-tjetrin, të kuptojmë arsyet e njëri-tjetrit, nuk ka rrugë tjetër për të zgjidhur këtë konflikt, nuk ka rrugë tjetër përveç dialogut që shoqërohet me ligj. Ligji i vetëm, siç e kemi parë nuk mjafton. Ligji është kusht, dialogu është rruga” tha kryeministri Sanchez.

Menjëherë pas deklaratës së Sanchez në parlament, lideri i partisë më të madhe separatiste katalanase, Esquerra Republicana de Catalunya u shpreh se do ta mbështesë Sanchez dhe qeverinë e tij.

Reagimi i qytetarëve spanjollë pas deklaratës së Sanchez për vendosjen e dialogut me Katalonjën ishte i menjëhershëm.

Mijëra madrilenë protestuan duke e konsideruar atë si një tradhti të lartë. Ata u shprehën mjaft të indinjuar që Sanchez zgjodhi interesat e tij partiake para interesave të vendit.

Kushtetuta spanjolle ndalon që rajonet të shkëputen nga Spanja dhe lëvizja katalanase për pavarësi që filloi në vitin 2017, i ka shkaktuar vendit krizën më të madhe politike në dekadat e fundit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?