Sandalet që Steve Jobs kishte veshur kur themeloi kompaninë Apple u shitën për gati 220.000 dollarë, raporton AP.
Sandalet Birkenstocks me kamoshi kafe “mjaft të përdorura” nga mesi i viteve 1970 kanë vendosur një rekord për çmimin ë të lartë të paguar ndonjëherë për një palë sandale, tha të dielën Julien’s Auctions.
“Gjurma e Steve Jobs është ruajtur në tabanin, pasi ai i mbante këto sandale për vite me radhë”, tha shtëpia e ankandeve në një listë në faqen e saj të internetit.
Sandalet pritej të kapnin vlerën 60.000 dollarë, por çmimi përfundimtar i shitjes ishte 218.750 dollarë. Blerësi nuk është emëruar.
Jobs dhe Steve Wozniak themeluan Apple në 1976 në shtëpinë e prindërve të Jobs në Los Altos, Kaliforni. Në vitin 2013, prona u caktua një pikë referimi historike nga Komisioni Historik Los Altos.
Jobs vdiq në vitin 2011 nga ndërlikimet e kancerit të pankreasit.
LEXONI GJITHASHTU:
- 8 role të famshme të refuzuara nga Leonardo DiCaprio
- Nga trashëgimtarja e pasur tek mbretëresha e kriptomonedhave, 3 mashtrueset e epokës