English

Sapo kishte lënë shërbimin, kamioni përplas mjetin e punonjësit të policisë në Lezhë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje rreth orës 15:30 në aksin rrugor “Lezhë-Milot”. Bëhet me dije se një kamion është përplasur me një automjet në të cilin udhëtonte një punonjës policie që sapo kishte përfunduar shërbimin.

- Advertisement -

Policia e Lezhës bën me dije se ka shoqëruar drejtuesin boshnjak të kamionit, ndërkohë që punonjësi i policisë është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor dhe oficerët e AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë punën në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, kamioni me drejtues shtetasin boshnjak Nj. G. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. V., punonjës policie i DVP Lezhë, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi Gj. V., i cili po dërgohet në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Me shtetasin Nj. G. po kryhen veprimet procedurale”, njofton policia e Lezhës.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?