Një 66-vjeçar italian nga Milano ka ndërruar jetë në plazhin e Ishull-Lezhës.
Sipas burimeve nga Policia, bëhet me dije se ai ka ndërruar jetë pasi ka pësuar arrest kardiak menjëherë pasi është futur në det.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në Ishull Lezhë, shtetasi italian P. G.,66 vjeç, banues në Milano, në momentin që është futur në det dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lirimi i hapsirave në Durrës, aksioni ka qëllim rikthimin e plazheve publike
- Siguria në plazhe, njësia detare bllokon dy jet ski pa dokumente në Durrës