English

Sarandë| 28 vjeçari dëmtohet nga helika e skafit që mori me qera

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 28 vjeçar nga Tirana është plagosur nga helika e skafit me të cilin lundronte. Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e mërkurë rreth orës 14:30.

- Advertisement -

Pas telefonatës për ndihmë në sallën operative, ka qenë skafi i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, që ka gjetur të dëmtuarin në afërsi të Kepit të Qefalit dhe e ka imbarkuar.

Pasi është sjellë me urgjencë në Portin e Sarandës, ai është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Bëhet me dije se 28-vjeçari është në gjendje të qëndrueshme mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se i dëmtuari është shtetasi A. T, 28 vjec, banues në Tiranë.

Mjetin lundrues ai e kishte marrë me qera në afërsi te plazhit të Lukovës.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?