English

“Sardelet” në Bolonja, Italia shpreson të ndalë radikalët e djathtë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mijëra protestues janë mbledhur në Bolonja, në veri të Italisë, përpara zgjedhjeve rajonale që do të mbahen më 26 janar.

- Advertisement -

Ata janë pjesë e lëvizjes “Sardelet” – pasi njihen për grumbullimin e shumë protestuesve nëpër sheshet e qyteteve – dhe ishin duke protestuar kundër liderit të ekstremit të djathtë, Matteo Salvini.

Grupi është formuar nga 4 persona, të panjohur për publikun më parë, nëntorin e shkuar për të kundërshtuar politikat anti-emigrante të Salvinit.

Organizatorët thanë se në protestë kanë marrë pjesë rreth 30 mijë deri në 40 mijë persona, por këto shifra nuk janë konfirmuar nga autoritetet.

Në pankartat që ata mbanin thuhej “Solidaritet, Mirëseardhje, Respekt, Të Drejta, Gjithë Përfshirje, Jo Dhunës dhe Anti-fashizmit”

Disa prej sondazheve tregojnë se partia e Salvinit, Liga dhe koalicioni qeverisës aktual janë shumë pranë me vota, ndërsa të tjerë thonë se Salvini mund të dalë fitimtar nga zgjedhjet.

Ish-ministri i Brendshëm shpreson të mundë Lëvizjen Pesë Yje pasi fituan numrin më të madh të votave në zgjedhjet parlamentare të dy viteve më parë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?