English

“Save America”- Trump publikon libër në shtator mbi 4 vitet e tij si President

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Donald Trump do të botojë një libër të ri që do të ofrojë një “vështrim të pashembullt” në katër vitet e tij si presidenti i 45-të i SHBA.

- Advertisement -

Sipas mediave të huaja, një faqe interneti ka shkruar se nga informacionet paraprake që Trump ndau në mediat sociale, libri do të dalë në treg më 3 shtator dhe do të titullohet “Save America”.

Imazhi i kopertinës tregon Trumpin duke u ngritur, pas tentativës për vrasjen e tij, me gjakun që i rrjedh nëpër fytyrë.

Kjo do të jetë pamja e kopertinës së librit të Trump

Kujtojmë se pak ditë më parë Trump i mbijetoi një atentati gjatë një takimi elektoral, ku plumbi arriti të godiste veshin e tij.

Pas tërheqjes së Joe Biden nga gara presidenciale, me shumë gjasa Trump do të përballet në zgjedhjet e nëntorit me zv.presidenten në detyrë, Kamala Harris, e cila pritet të marrë nominimin brenda demokratëve në fillim të gushtit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?